Oklahoma korri sot fitoren e 16-të sezonale në NBA, duke mundur 144-112 Utah Jazz jashtë fushe. Alexander Shai, me 31 pikë, ishte sërish lider në fushë për kampionët në fuqi.
Zhgënjen Golden State, që u mund 127-123 në shtëpi nga Portland. Avdija e Love realizuan nga 26 pikë secili për miqtë, duke i bërë të pavlefshme 38 pikët e Stephen Curry për Warriors.
Vazhdon sezoni me hope për Boston, që u mund sërish, këtë herë 113-105 nga Brooklyn. Michael Porter me 33 pikë u dallua për miqtë. Pa probleme fiton ekipi i Cleveland, që falë 32 pikëve të Donovan Mitchell mundi 120-109 Indiana.
Shkëlqen Denver, që mundi 112-109 Houston, ndeshjke ku diferencën e bëri Nikola Jokic, autor i 34 pikëve e 10 rebound. Fitore në sekondën e fundit për Phoenix, që mundi 114-113 Minnesota (Dillion Brooks 26 pikë).
NBA-Rezultatet e sotme
Cleveland – Indiana, 120-109
Boston – Brooklyn, 105-113
Toronto – Washington, 140-110
Chicago – Miami, 107-143
Dallas – New Orleans, 118-115
Phoenix – Minnesota, 114-113
Houston – Denver, 109-112
Golden State – Portland, 123-127
Utah Jazz – Oklahoma, 112-144
The post Oklahoma bën ligjin, Phoenix fiton në sekondën e fundit, zhgënjejnë Golden State dhe Boston appeared first on Telesport.
