Detroit fitoi sot 124-112 ndaj Milwaukee dhe komandon renditjen në Konferencën e Lindjes, një përballje mes dy ekipesh rivale. 7 lojtarë të Pistons realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Cunningham me 23 pikë e 12 asist.

Fiton edhe ekipi i Dallas, që falë 29 pikëve të Anthony Dallas, mundi 122-109 Houston. Ndërsa Minnesota triumfoi në sekondat e fundit ndaj Clippers 109-106, ndeshje ku në fushë u dallua dyshja McDaniel-Randle, që realizoi 51 pikë.

Jashtë fushe triumfon skuadra e Golden State, që mori një fitore të rëndësishme në Cleveland me shifrat 99-94. Vendimtar stoli i ekipit mik, nga ku erdhën 47 pikë. Sacramento triumfon 127-111 në fushën e Miami, ndeshje ku Zach La Vine realizoi 42 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Brooklyn – New Orleans, 119-101

Washington – Atlanta, 116-131

Cleveland – Golden State, 94-99

Detroit – Milwaukee, 124-112

Miami – Sacramento, 111-127

Minnesota – Clippers, 109-106

Dallas – Houston, 122-109

The post Detroit mposht Milwaukee dhe dominon në Lindje, Golden State triumfon në fushën e Cleveland appeared first on Telesport.