Duke qenë se Leon Goretzka do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit, linda nevoja për një zëvendësues të mesfushorit gjerman dhe Bayern Munich duket se e ka gjetur.

“BILD” raporton se Bayern Munich po ndjek me shumë interes mesfushorin kamerunas të Brighton, Carlos Baleba. 21-vjeçari kamerunas ka treguar se është një mesfushor i gjithanshëm, i aftë të kontribuojë si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Edhe pse ende nuk ka një ofertë zyrtare, sipas raportimit në fjalë Bayern po përgatit një ofertë rreth 85 milionë euro për mesfushorin e ri kamerunas. Nga ana tjetër, Brighton e vlerëson mbi 100 milionë euro. Për Baleba ka interes konkret edhe nga Manchester United.

The post Bayern planifikon goditjen e madhe në mesfushë, 85 milionë euro për yllin e ri të Premier League appeared first on Telesport.