Bisedimet për rinovimin e Khvicha Kvaratskhelia me Napolin po bëhen gjithnjë e më të nxehta, por jo në kuptimin pozitiv. Në fakt, presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, ka marrë një tjetër “jo” nga përfaqësuesit e talentit gjeorgjian, këtë herë për ofertën e paraqitur në verë prej 5.5 milionë euro në sezon, për një kontratë të re deri në vitin 2028.

Mamuka Jugeli dhe babai i tij, Badri, duan më shumë, raporton edicioni i sotëm i “Il Mattino” dhe nuk kanë ndërmend të zgjidhin mosmarrëveshjen e transferimeve që ka pllakosur AdL dhe Napolin. Kjo pasi përfaqësuesit e lojtarit të lindur më 2001 kërkojnë kontratë deri në vitin 2029, me një pagë faraonike të paktën 8 milionë euro në sezon.

Vendimi i takon De Laurentiis, të cilit megjithatë nuk i pëlqen kjo shtytje dhe tërheqje nga ana e menaxherit të Kvaras, sidomos në këtë fazë të sezonit. Sa i përket Antonio Contes, megjithatë, nuk duket të ketë shqetësime për përkeqësimin e performancës së gjeorgjianit për shkak të ndonjë ndikimi kontraktual.

Por, siç paralajmëroi ai, ka dy rrugë përpara: qëndrimi dhe rinovimi, ose qëndrimi pa një marrëveshje të re. Lojtari aktualisht ndodhet në Gjeorgji, në vendin e tij të origjinës, për angazhime me kombëtaren dhe në ditët në vijim, lexojmë në gazetën e Campania, nuk janë planifikuar takime me drejtorin sportiv Mana.

The post Rinovimi i Kvaratskhelia, Napoli me “shpinën pas murit”. Gjeorgjiani do pagë 8 milionë euro në sezon appeared first on Telesport.