Trajneri Massimiliano Allegri dhe të gjithë te Milan po marrin frymë lirisht pas testeve mjekësore që sulmuesi portugez Rafael Leao iu nënshtrua një ditë pas dëmtimit në ndeshjen kundër Torino.
Siç njoftuan kuqezinjtë, “skanimi MRI që lojtari iu nënshtrua pas një tendosjeje në muskulin e djathtë aduktor të pësuar gjatë ndeshjes Torino-Milan përjashtoi çdo dëmtim të muskujve. Leao tashmë ka filluar trajtimin e nevojshëm për të zgjidhur inflamacionin”.
Për pasojë, portugezi pritet të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së dielës në orën 12:30 kundër Sassuolo. Dhe, më e rëndësishmja, ai do të jetë i disponueshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë të enjten, më 18 dhjetor kundër Napoli.
Për t’u siguruar që ai të jetë në formën e tij më të mirë për ndeshjen kundër kampionëve të Italisë, trajneri Allegri pritet ta lërë pushim këtë fundjavë ndaj Sassuolo, sepse Santi Gimenez po rikuperohet dhe mund të luajë përkrah Pulisic.
The post Te Milan marrin frymë lirisht, nuk ka dëmtim serioz për Leao, do të luajë në Superkupë appeared first on Telesport.
