Mesfushori Adrion Pajaziti është thirrur për herë të parë në kombëtaren shqiptare nga trajneri Sylvinho. Kjo u bë e ditur nga Adrion Pajaziti në një konferencë për media, përcjell TV21.

Pajaziti tha se është gati dhe se ka besim te vetja.

“Besoj që jam shumë gati pasi jam në formë të mirë, kam pasur një parasezon shumë të mirë dhe kam luajtur çdo ndeshje në Kroaci, kam shumë besim tek vetja dhe jam gati. Jam mesfushor ofensiv, kudo që trajneri mendon që mund të bëj impakt aty do të luaj”, tha mesfushori Adrion Pajaziti.

Kujtojmë se Pajaziti për momentin luan në Kroaci te Gorica i cili është i huazuar nga Fulham./TV21/