Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq tha se për Serbinë është i rëndësishëm ndërtimi i interkonektorit për furnizim me gaz, përcjell TV21. Vuçeviq tha se Serbia nuk e zgjedh gazin, respektivisht se dëshiron të jetë e pavarur, gjegjësisht të ketë diversifikim në furnizimin me gaz.
“Ne nuk dallojmë asnjë gaz. Ne e duam edhe atë të Rusisë, të Azerbejxhanit, të gjitha gazrat, respektivisht çdo burim që e ofron tregu, për ne është në interes. Nuk është luks të kemi, të mos kemi, të varemi nga gazi i dikujt, për shkak se dikush tjetër e vlerëson ashtu. Na falni, ne mbajmë llogari për shtëpinë tonë, kështu që gjithçka që është në interes të Serbisë, ne do ta përdorim. Mos të hyjmë në atë se cili gaz në BE më së shumti rritet dhe cili gaz më tepër shitet, nëse duam që të jemi fer deri në fund. Mos prisni nga ne të vegjlit ta bëjmë atë që nuk e bëjnë të mëdhenjtë. Duhet të shohim ta ruajmë shtëpinë tonë dhe qytetarët tanë të jenë të kënaqur, ekonomia jonë të përparojë. Kjo është detyra e qeverive të përgjegjshme. Për ne është me rëndësi interkonektori me Maqedoninë e Veriut, edhe një drejtim i gazit natyror, të diversifikimit”, theksoi Vuçeviq në Shkup.
