Një aksident trafiku ka ndodhur pranë Urës së Bit Pazarit në Shkup, ku një vajzë e mitur është goditur nga një veturë e tipit Audi gjatë kalimit të rrugës në vendkalimin për këmbësorë.

Sipas dëshmitarëve okularë, vajza ka pësuar lëndime në fytyrë, por fatmirësisht nuk bëhet fjalë për lëndime të rënda. Ajo ka qenë në vetëdije pas aksidentit dhe më pas është transportuar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dëshmitarët bëjnë të ditur se vetura Audi po lëvizte me shpejtësi të ulët, gjë që besohet se ka ndikuar që pasojat e aksidentit të mos jenë më serioze.
Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk janë bërë të ditura.
FAKTI DITOR – Ngjarjen do ta përcjellim për më shumë informacione.
