Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Gostivar–Tetovë, transmeton TV21. Nga aksidenti janë lënduar 8 persona të cilët janë transportuar drejt institucioneve shëndetësore për trajtim mjekësor. Siç shihet në video në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e ndihmës së shpejtë, njësitet policore të cilët kanë siguruar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
