Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:05, në autostradën Gostivar–Tetovë.

Nga MPB njoftojnë se në aksident janë përfshirë dy automjete pasagjerësh, një “Mercedes” me targa austriake dhe një “BMW” me targa të Tetovës. Si pasojë, tetë persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar me autoambulanca në Qendrën Klinike të Tetovës për trajtim mjekësor.

”Sot (13.12.2025), në orën 20:05, në rrugën Gostivar-Tetovë, pas nyjës “Kamenjan”, ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti pasagjerësh “Mercedes” me targa austriake dhe një automjeti pasagjerësh “BMW” me targa të Tetovës.

Në këtë aksident janë lënduar tetë persona, të cilët me autoambulanca janë dërguar në Qendrën Klinike të Tetovës.
Për shkak të kryerjes së kqyrjes inspektuese në vendngjarje, trafiku zhvillohet nëpër një korsi lëvizëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

The post MPB me detaje për aksidentin në autostradën Gostivar-Tetovë appeared first on Alsat.