Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda në një dalje për media foli edhe për përjashtimin e Edon Zhegrovës, Arijanet Muriqit dhe Florent Muslijës për një ndeshje, përcjell TV21. Foda para gazetarëve tha se këtë vendim e kanë marrë bashkë me Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Vendmi ka ardhë bashkërisht prej trajnerit dhe nga federata. Këta tre lojtarë i kanë thyer rregullat e kombëtares dhe rrjedhimisht kundër Qipros i kemi larguar”, deklaroi Franco Foda.