Bashkëpunimi mes Ministrisë së Financave dhe Thesarit të SHBA-së përmes Zyrës për Mbështetje Teknike (OTA) është i dyti më i madh në botë që ofrohet nga administrata amerikane. Washingtoni bashkëpunon me Ministrinë tonë të Financave dhe institucionet e tjera nën të në pesë fusha kryesore: administrimin e të ardhurave, financimin e borxhit dhe infrastrukturës, bankimin dhe shërbimet financiare, llogaridhënien buxhetore dhe luftën kundër krimit ekonomik. Megjithatë, ky bashkëpunim, i intensifikuar në këtë formë që nga viti 2022, deri tani nuk ka pasur një rrugë të qartë.
“E nderuara ministre, programi ka ecur ngadalë vitet e fundit, ndërsa të dyja palët në Atlantik kemi vlerësuar ndikimin dhe potencialin e vërtetë të këtij partneriteti. Dëshiroj personalisht t’ju falënderoj, e nderuara ministre, për përkushtimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur për vazhdimin e plotë të programit”, tha Anxhela P. Ageler, ambasadore e SHAB-së në Maqedoni.
Ministrja e Financave, e cila ishte nikoqire e ngjarjes dhe ku morën pjesë politikanë dhe personalitete të njohura nga ekonomia dhe biznesi, tha se pothuajse nuk ka asnjë institucion nën Ministrinë e Financave, si Dogana, DAP dhe sektorë të ndryshëm, që të mos jenë përfshirë në bashkëpunimin me Zyrën Teknike të Thesarit të SHBA-së.
“Gjatë periudhës së fundit, bashkëpunimi vazhdon përmes përgatitjes së akt-ndëshkuesve në kuadër të Ligjit për Buxhetin, formati i ri i Buxhetit, zhvillimi i treguesve të matshëm të performancës dhe konsolidimi i mëtejshëm i librit kryesor si reformë strategjike për financa publike të qarta. Drejtoria për të Ardhura Publike bashkëpunon me OTA-n, së bashku me një ekip prej shtatë këshilltarësh shumë të përvojshëm në fushat e menaxhimit të projekteve, menaxhimit të borxhit tatimor, kontrolleve tatimore dhe përzgjedhjes së tatimpaguesve me rrezik të lartë”, theksoi Gordana Dimitrievska-Koçoska, ministre e Financave.
U vlerësua gjithashtu se partneriteti i dy vendeve në fushën e financave publike nuk është thjesht bashkëpunim administrativ, por një investim afatgjatë në standarde, integritet institucional dhe transparencë. Këto programe synojnë të kontribuojnë drejtpërdrejt për institucione më efektive, menaxhim më të mirë të burimeve, ulje të rrezikut dhe mbrojtje më të madhe të qytetarëve.
