Maqedonia të jetë një kryqëzim i këtij rajoni të Evropës për tre segmente kyçe: infrastrukturën rrugore, hekurudhore dhe energjetike. Ky, sipas kryeministrit Hristijan Mickoski, është qëllimi strategjik i kësaj qeverie, dhe projekti për lidhjen e gazit me interkonektorin në Greqi, për të cilin sot u nënshkrua një memorandum i përbashkët me kryeministrin serb Miloš Vučević, i cili është në vizitë në vend. Me këtë, ne po ulim varësinë nga gazi rus, dhe si një shtet tranzit do të sigurojmë një mundësi shtesë për Evropën Qendrore për furnizimin me gaz, theksoi Mickoski.
“Folëm në pjesën e lidhjes energjetike të dy vendeve, sidomos e theksuam rëndësinë e ndërtimit të interkonektorit të gazit që do t’i lidhë të dy vendet. Për shkak se tani jemi në fazë të përfundimit të procedurës së tenderit me të cilën përfundimisht do të fillojë ndërtimi i interkonektorit me fqinjin tonë jugor, për të siguruar opsion shtesë për furnizim me gaz të Europës qendrore, ky interkonektor me fqinjin tonë verior është me rëndësi të jashtëzakonshme”, tha kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.
Kryeministri i Serbisë, Vuçeviq tha se për ta është shumë e rëndësishme që të sigurohet mënyrë e re për furnizim me gaz natyror.
“Serbia përmes Maqedonisë së Veriut merr edhe një linjë për furnizimin me gaz natyror, kjo është lidhja përmes Maqedonisë së Veriut drejt Greqisë, tek Aleksandropolis, te porti në Greqi prej ku vjen gazi, prej ku vjen gjithçka, nuk dua që të prejudikoj dhe patjetër,të zbatohet qëllimi ynë strategjik në Republikën e Serbisë që të kemi diverzifikim të burimeve për furnizim me gaz natyror përmes Maqedonisë së Veriut. Atë që e tha kryeministri që të punohet paralelisht edhe për naftësjellësin dhe ta kemi atë mundësi për furnizimin me naftë”, u shpreh kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Përveç lidhjes energjetike është folur edhe për lidhjen me pjesën e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, përkatësisht hekurudha e shpejtë nga Koridori 10 që është lidhje e rëndësishme nga Viena dhe Athina. Njëkohësisht prioritet është edhe lidhja me Koridorin 8. Mickoski dhe Vuçeviq janë dakorduar që të mbajnë seancë të përbashkët qeveritare që duhet të mbahet në Nish.
