Shqipëria ëndërron që të shkojë në Botëror, për herë të parë në histori. Pas një fushate kualifikuese pozitive, kuqezinjtë janë dy hapa larg Botërorit. Fillimisht sfidojmë Poloninë dhe më pas, ekipi i Sylvinhos gjen në finalen e Play Off njërën mes Ukrainës dhe Suedisë.
Ish-sulmuesi i Shqipërisë, Hamdi Salihi, në një bisedë me Trevisa Tufën në Sport News në News 24, foli për mundësitë që ka kombëtarja për të realizuar ëndrrën.
“Kam shumë besim. Këto vitet e fundit kemi luajtur dhe jemi afruar, e meritojmë ta provojmë një herë një kompeticion të tillë. Për të gjithë ne do ishte diçka e madhe.”
“Unë duke parë shortin kisha emocione. Edhe kur prezantoheshin vazot. Të jep emocion të madh, është urimi më i madh në lidhje me futbollin. Muçi ka një qetësi olimpike në këto situate të vështira që kalon me klubet. Mua më mahnit gjithmonë, i nxjerr këto gjëra nga arsenali i tij. Mund të jepte shumë më tepër me kombëtaren në këtë periudhë. Gjithë kanë nevojë për golat dhe kualitetet që ka. Kurrë nuk e kam vendosur në diskutim cilësinë e tij, uroj që të ketë vazhdimësi”, tha Salihi, mes të tjerash.
The post Hamdi Salihi, super optimist për shortin e kombëtares para Botërorit appeared first on Telesport.
