Boksieri britanik Anthony Joshua fitoi me KO në raundin e gjashtë duelin ndaj amerikanit Jake Paul, zhvilluar sot në Majemi. Një sfidë me 8 raunde, por që u ndal më herët, me ish-kampionin e botës  në peshën e rëndë që dominoi në ring.

Në fakt, nuk pati aspak rivalitet mes dy boksierëve, pasi Joshua ishte ndjeshëm më superior në ring, më i gjatë dhe me më shumë përvojë se YouTuber-i. Paul ra disa herë në tapet gjatë kësaj sfide, deri në momentin që nuk u ngrit më nga tapeti pas numërimit të gjyqtarit.

Në fakt, për Jake Paul fakti që duroi deri në raundin e gjashtë mund të jetë një fitore, pasi shumë mendonin se kjo sfidë nuk do të shkonte më shumë se 3-4 raunde. Por, në një sfidë “show” si kjo, 6 raunde ndoshta ishin të mjaftueshëm për të argëtuar edhe publikun.

Mora kohën e duhur dhe bëra detyrën time. Nuk u preka fare, por dua të përgëzoj Jake për kurajën dhe grintën e tij. Nuk më intereson trashëgimia, bëj atë që dëshiroj të bëj. Doja që ai të binte e të cohej, ta dëmtoja e fitoja, ia dola mbanë“, tha Joshua.

Ishte argëtuese dhe ndihem mirë. E dua këtë sport. Anthony është një luftëtar i mirë. Unë humba por ky është sporti. Ky sport më ka ndihmuar shumë. Do të rikthehem dhe do të fitoj një titull kampion bote ashtu sic kam fituar gjithcka në jetën time”, tha Jake Paul.

The post Anthony Joshua përmbush misionin, fiton me KO në raundin e gjashtë ndaj Jake Paul appeared first on Telesport.