Tani mund të ëndërrohet. Juventusi është 4 pikë larg kreut (edhe pse tri nga katër ekipet përpara kanë nga një ndeshje për ta rikuperuar) dhe Spalletti po shijon një skuadër që më në fund ka gjetur identitetin, përtej pikëve që, kudo, janë ato që vlejnë. Pas Napolit, dhe pas gabimeve të pranuara nga vetë trajneri, Juventusi mposhti Pafos në Champions dhe dy rivalë direktë për zonën “Champions” si Bologna dhe Roma.
Tani pyetja është tjetër: a mund ta synojë Spalletti titullin? Duke parë renditjen, përgjigjja më e natyrshme është “pse jo?”. Mënyra si skuadra po përvetëson parimet e tij e bën të logjikshme këtë ambicie. Kalendari ofron ndeshje jo shumë të vështira (Pisa, Sassuolo, Cagliari jashtë, Lecce dhe Cremonese në Torino) brenda një muaji. Çfarë ka ndryshuar? Një trajner i ardhur në mes të sezonit pati kohë të imponojë idetë e tij.
Pa përmbysur skemën 3-4-2-1 të Tudor, trajneri Spalletti futi parime të tij: qarkullim më solid, dalje nga presingu, lëvizje fluide në krahë. Goli ndaj Pafos dhe episodet kundër Romës tregojnë si idetë ekstreme mund të jenë vendimtare. Cambiaso dhe McKennie gjejnë hapësira “mes njerëzve”, ndërsa Conçeição shfrytëzon të njëjtin parim në zonë. Rezultatet dhe fluiditeti po i japin të drejtë Spallettit.
The post Juventusi ka gjetur identitetin; lëvizjet e Spallettit bëjnë që bardhezinjtë të fluturojnë appeared first on Telesport.
