FIFA ka përditësuar së fundmi renditjen e kombëtareve të futbollit. Shqipëria mbetet në vendin e 63-të, duke mos ndryshuar pozicionin që mban prej disa muajsh.

Viti 2025 mbetet pozitiv për ekipin kuqezi, pasi në këtë periudhë kemi arritur të kualifikohemi në fazën play-off të Botërorit.

Në klasifikimin e FIFA-s, edhe Kosova mbetet në të njëjtin vend. Dardanët renditen në vendin e 80-të, pozicioni më i mirë që kanë pasur ndonjëherë në histori.

Spanja, Argjentina dhe Franca kryesojnë në podiumin e më të mirave, ndjekur nga Anglia dhe Brazili.

The post FIFA publikon renditjen e re, ja pozicioni i Shqipërisë dhe Kosovës appeared first on Telesport.