16-vjeçari shkakton aksident në Shkup, 21-vjeçari përfundon në spital – i mituri arrestohet

Më 22.12.2025, rreth orës 16:20, në SPB Shkup është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Indira Gandhi” me rrugën shërbyese që e lidh me rrugën “Washingtonska” ka ndodhur një aksident trafiku ndërmjet një veture “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga një 16-vjeçar nga Shkupi, dhe një veture “Audi” me targa të Shkupit, e drejtuar nga R.A. (21) nga Shkupi.

Si pasojë e aksidentit, R.A. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”. Pas kryerjes së ekspertizës në vendngjarje, për shkak të dyshimit se ka rrezikuar sigurinë në trafik dhe ka kryer vepër penale sipas nenit 297 të Kodit Penal, me urdhër të prokurorit publik, i mituri është privuar nga liria.

Në prani të prindit dhe avokatit, me të është zhvilluar bisedë zyrtare në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë kallëzim përkatës.