Gazetar: Avni Tahiri
Masat dhe rekomandimet kundër ndotjes së ajrit në Shkup dhe Strumicë janë ndërprerë, pasi sipas autoriteteve përqendrimet e grimcave PM10 kanë rënë nën pragun e alarmimit. Sipas Ministrisë së Mjedisit, episodi i tejkalimit të vlerave alarmante është mbyllur, ndërsa paralajmërohet vazhdim i monitorimit të cilësisë së ajrit.
Por edhe përkundër faktit se masat janë ndërpre, qytetarët edhe sot mbanin maska për mbrojtje nga ajri i ndotur ndërsa më të moshuarit thonë se detyrohen të mbyllen në shtëpi.
“Mbrohem me shall sepse ajri është shumë i ndotur. Unë jam nga Kisella Voda dhe atje është edhe më shumë, të djeg në fyt ajri i ndotur dhe ja detyrohem kështu. E frikshme është ndotja e sidomos për fëmijët dhe kam frikë që edhe dritaret t’i hap”, tha një qytetar.
“Le të pyesin në Londër se si e kanë zgjidhur problemin me mjegullën apo në Slloveni, le të pyesin atje se si ato e zgjidhen problemin se si atje është më pastër dhe kështu”, u shpreh një qytetar.
“Çfarë të them, unë jam nga Lubanci dhe atje është shumë më pastër se këtu, edhe pse ka pakës mjegull por më pastër është pasi është më lartë”, theksoi një qytetar.
Sipas të dhënave të fundit të platformës ndërkombëtare për monitorimin e ajrit, IQ AIR, cilësia e ajrit në Shkup është e keqe dhe në nivel të lartë të ndotjes me përqendrime të larta të grimcave PM2.5 dhe PM10 që tejkalojnë nivelet e rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
The post Edhe me ndotje të lartë, Shkupi dhe Strumica pa masa nga autoritetet appeared first on Alsat.
