Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ka zhvilluar nga një bisedë telefonike me presidentët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit, Kassym-Jomart Tokayev dhe Shavkat Mirziyoyev, duke i ftuar ata të marrin pjesë si të ftuar në Samitin e G20-ës që do të mbahet vitin e ardhshëm në Miami, Florida.

Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump theksoi se gjatë bisedave është diskutuar rëndësia e paqes në konfliktet e vazhdueshme, si dhe rritja e tregtisë dhe bashkëpunimit mes vendeve.

“Samiti i G20 vitin e ardhshëm do të mbahet në Shtetet e Bashkuara dhe ne do të ftojmë të dy këta liderë të na bashkohen si të ftuar,” shkroi Trump, citon Reuters.

Ky njoftim vjen pas dy telefonatave që ai i përshkroi si “të mrekullueshme” me presidentët e Kazakistanit dhe Uzbekistanit, duke sinjalizuar një hap drejt forcimit të marrëdhënieve të SHBA-së me vendet e Azisë Qendrore.