Tragjedia bie në botën e futbollit. Mbrojtësi gjerman Sebastian Hertner, kapiten i skuadrës Etsv Amburgom humbi jetën pasi ra nga një lartësi prej 70 m në një teleferik gjatë pushimeve dimërore në Malin e Zi.

Hertner ndodhej në Savin Kuk kur kabina e teleferikut ku ai ndodhej, u shkëput në mënyrë të papritur duke rënë poshtë me futbollistin që nuk pati asnjë mundësi shpëtimi.

‘Me shumë trishtim bëjmë të ditur se kapiteni ynë, Sebastian Hertner humbi jetën në një aksident tragjik teksa ishte me pushime. Jemi të tronditur dhe me një dhimbje të thellë. Ngushëllimet tona më të ndjera shkojnë për familjen dhe të dashurit e tij. U prehsh në paqe, Sebastian-shkruante në rrjetet sociale klubi i Etsv Amburgom, që militon në divizionin e pestë në futbollin gjerman

Sipas të dhënave të pata, kabina e teleferikut u shkëput nga kavoja duke përplasur pjesën e pasme dhe duke bërë që futbollisti të bjerë nga një lartësi rreth 70 m me Hertner që e humbi jetën menjëherë. Me të ishte dhe bashkëshortja, edhe ajo viktimë e aksidentit dhe që e mori ndihmën pas disa orësh. Gruaja, nën shok pësoi frakturë në këmbë, ndërsa impianti u mbyll menjëherë dhe autoritetet malazeze nisën një hetim për të zbuluar përgjegjësit e këtij aksidenti tragjik.

The post Tragjedi në Mal të Zi, humb jetën futbollisti gjerman appeared first on Alsat.