Lupço Palevski dhe tre bashkëpunëtorët e tij për rrëmbimin dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski kanë paraqitur ankesa për anulimin e vendimeve të shkallës së parë dhe rikthimin e procedurës në Gjykatën Penale të Shkupit, përcjell TV21. Gjyqtari raportues Gjoko Ristov për SDK.mk ka thënë se çështja është dërguar tek Prokuroria e Lartë Publike e Shkupit për mendim dhe se seanca dëgjimore do të caktohet pas marrjes së këtij mendimi.
Përndryshe, Lupço Palevski-Palço, Bore Videvski, Vllatko Keshishev dhe Velibor Manev janë dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës. Babai i së ndjerës, Aleksandar Gjorçevski, është liruar nga akuzat.
