Kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëron bisedime me më tepër deputetë në Kuvend me qëllim që të tejkalohet ngërçi me zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit. Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit nevojitet edhe shumicë e badinterit ndërsa nga Fronti Evropian nuk e mbështesin Faton Selamin si propozim i koalicionit VLEN. Mickoski thotë se nuk sheh arsye të mos mbështetet Selami.

“Do të flasim në periudhën që vjen me më tepër deputetë që të tejkalohet ky problem. Vlerësojmë se duhet të tejkalohet sepse është pjesë e raportit që e përgatitë komisioni evropian për përparimin e Maqedonisë. Nëse duam të ecim përpara nuk shoh arsye pse një zgjidhje të mos mbështetet. Në të kaluarën kemi bërë shumë gjëra që ky proces të lëvizë përpara dhe ende vazhdojmë të punojmë”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk

The post Zgjedhja e Avokatit të Popullit, Mickoski paralajëmron bisedime intensive appeared first on Alsat.