Barcelona do të nisë vitin e ri me derbin katalanas ndaj Espanyol. Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick zhvilloi këtë të premte seancën e fundit stërvitore.
Ajo që ra në sy ishte prania e Lamine Yamal i cili mungoi në stërvitjen e një dite më parë me futbollstin që punoi normalisht me pjesën tjetër të skuadrës.Trajneri Flick i kishte të gjithë futbollistët në dispozicion përveç futbollistëve të dëmtuar rëndë; Christensen dhe Gavi.
U stërvit normalisht me ekipin edhe Ronald Araujo i rikthyer pas një pushimi të marrë me lejen e klubit, po kështu ishin të pranishëm edhe lojtarët e Barcelona B; Jofre, Dro dhe Tommy Marqués. Ndërsa Eric Garcia vijon të stërvitet me maskë në fytyrë kurse Dani Olmo punoi normalisht.
Barcelona shkon në ndeshjen me Espanyol pasi ka kryer plotësisht 5 seanca stërvitore pas pushimit për festat e fundvitit dhe gjatë kësaj periudhë iu rikthyen normalitetit futbollistë që ishibn në dyshim apo që kishin humbur ndonjë ndeshje; Pedri, Kounde dhe sidomos Dani Olmo me këtë të fundit që në orët në vazhdim do të largojë dyshimet nëse do të jetë apo jo në skuadër për sfidën me Espanyol.
The post Barcelona përgatitet për derbin, Yamal i pranishëm në stërvitjen e fundit të skuadrës appeared first on Alsat.
