Është mirë që Qeveria ndërmarr masa që do të stimulonin rritjen e popullsisë, por kjo nuk e zgjidh problemin e lindjeve të pakta, thotë ish drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski.

“Nuk mund ta detyroni dikë tani “hajde patjetër të lindim”. Do të pyes, prit unë nuk kam siguruar apartament, nuk kam punë të sigurt
Problemi kyç i uljes së numrit të popullsisë, sipas Simovskit, është emigrimi i të rinjve, që sipas tij nuk ndodh vetëm për arsye ekonomike”, tha Apostoll Simovski – ish – drejtor i Entit të Statistikave.

“Përkundrazi, shumë faktorë të tjerë – siguria, jo siguria si mbrojtje fizike, por siguria për punë, për investim, nëse keni sistem të drejtësisë që do të ju mbrojë në raste të caktuara, cilësia e arsimit, cilësia e shëndetësisë. Të gjitha këto ndikojnë më shumë sesa faktori ekonomik.
Kështu, sipas Simovskit, ulja e ikjes së të rinjve, do të rriste natalitetin në të ardhmen, ndryshe s’ka kush të lindë”, theksoi Apostoll Simovski – ish – drejtor i Entit të Statistikave.

“Problemi kyç tek ne është që të zvogëlohet, ose ndalet, që është shumë e vështirë, megjithatë të zvogëlohet emigrimi i të rinjve, që të mbetet ai potencial që mund ta sjellë natalitetin e ardhshëm. E në këtë nuk ndihmojnë masa afatshkurtra stimuluese. Që të ndodh kjo, duket shteti të bëhet shtet nën kuptimin e vërtetë të fjalës”, shtoi Apostoll Simovski – ish – drejtor i Entit të Statistikave.

Problemi me natalitetin e ulët nuk është i ri, por ka nisur në vitit ’70, kur qytetet u industrializuan, rikujton Simovski, pasi shumë njerëz u shpërngulën nga fshati në qytet dhe numri i anëtarëve të familjes u ul, për shkak edhe të hapësirave të vogla në apartamente ose punësimit të dy prindërve.