Gazetare: Ajnur Bafqari

Retorika për zgjedhje të parakohshme parlamentare është gjithnjë e më e shpeshtë në paraqitjet publike të ditëve të fundit të kryeministrit Hristijan Mickoski. Derisa në ditët e para të vitit, çdo ditë promovon çerdhe të re, Mickoski dërgon edhe porosi të qartë, se është i gatshëm të del në zgjedhje, nëse ndonjë parti dëshiron të matet.

“Nuk është ky ndryshim qëndrimi, qëndrimi im është i qartë për vitin e ardhshëm, por tani nëse kemi një ose më shumë  parti politike që duan të maten në zgjedhje ne nuk do të bëhemi frikacakë, do të dalim në ato zgjedhje dhe përsëri do të fitojmë”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ndërkohë opozita përsëriti qëndrimin se plani për zgjedhje të parakohshme dhe më pas emigrantët për para, ekziston dhe këtë Mickoski po e konfirmon.

“Tashmë për të gjithë është i qartë skenari, migrantë për para, por para asaj zgjedhje. Mickoski dhe klani i tij janë me nxitim. Sepse ekipi i anti-korrupsionit po ua publikon krimin dhe korrupsionin me tenderët, pasi që nuk ka para në buxhet, për shkak të ngjarjeve në rajon ku miqtë e tij më të afërt si Orbani dhe Vuçiçi po përballen me probleme në vendet e tyre, po ashtu të lidhura me krim dhe korrupsion”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM nënvizojnë se zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë për mandat të ri të qeverisë, por do të jenë referendum për ardhmërinë e shtetit. / Alsat.mk

The post Mickoski: Zgjedhje? Po, nëse partitë e tjera duan të provojnë appeared first on Alsat.