Kryeministri Hristijan Mickoski po duket gjithnjë e më i hapur për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Pasi dje i çoi mesazh LSDM-së të bëjë kujdes se çfarë dëshirash ka
“Ndonjëherë njeriu duhet të ketë kujdes çfarë dëshiron, sepse edhe mund t’i realizohet”, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski.
Sot, i ri pyetur për këtë çështje, tha se nuk ka ndryshuar qëndrim se zgjedhjet duhet mbahen vitin e ardhshëm, por as nuk u ikë të njëjtave.
“Nuk është ky ndryshim qëndrimi, qëndrimi im është i qartë për vitin e ardhshëm, por tani nëse kemi një ose disa parti politike që duan të maten në zgjedhje ne nuk do të bëhemi qyqarë, do të dalim në zgjedhje dhe përsëri do të fitojmë”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski.
Opozitarja LSDM thotë se po ndodh plani që ata e paralajmëruan – në fillim zgjedhje të parakohshme e më pas migrantë për para, e tani Mickoski vetëm po e konfirmon këtë.
“Tashmë skenari i dihet nga të gjithë: Migrantë për para, por më parë zgjedhje. Tek Mickoski dhe banda e tij ka ngutje. Prandaj, ajo që Ekipi Antikorrupsion e publikoi – kriminaliteti dhe korrupsioni me tenderë – ndodh për shkak se nuk ka para në buxhet, për shkak të ngjarjeve në rajon ku miqtë e tij më të afërt si Orban dhe Vuçiq po përballen me probleme në vendet e tyre, gjithashtu të lidhura me krim dhe korrupsion”, thonë nga LSDM.
LSDM përfundon duke thënë se do ta vazhdojë luftën për drejtësi dhe po përgatitet të kthejë pushtetin në duart e qytetarëve, pasi sipas tyre, këto nuk do të jenë zgjedhje për një mandat të ri qeveritar, por referendum për të ardhmen e shtetit!
