Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka shqiptuar rreth 40 mijë euro gjoba ndaj operatorëve të ushqimit, në kuadër të inspektimeve të jashtëzakonshme të realizuara në markete dhe hipermarkete.

Nga AUV bëjnë të ditur se aksioni është zhvilluar nga data 13 deri më 16 janar, gjatë të cilit janë kontrolluar gjithsej 188 operatorë ushqimorë.

Sipas njoftimit, tek 10 operatorë janë konstatuar shkelje të lehta të sigurisë ushqimore, për çka janë shqiptuar masa vërejtjeje, ndërsa në dy markete është vërejtur se të punësuarit nuk posedonin libreza sanitare.

Po ashtu, në gjashtë markete nuk janë respektuar procedurat e higjienës, ndërsa në 14 të tjera është gjetur ushqim me afat të skaduar.

Në kuadër të këtij aksioni, nga qarkullimi janë tërhequr mbi 253 kilogramë ushqim, përfshirë mish, produkte nga mishi dhe produkte të qumështit.