Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të lagështa.Reshjet e borës kanë ndaluar.
Siç kumtoi NP “Rrugët e Maqedonisë”, dukshmëri të ulët deri 50 metra dhe paraqitje të mjegullës në qafën malore Pletvar, Krushevë deri në 50 metra, Strazhë deri në 80 metra dhe në aksin rrugor Tetovë-fshati Lisec deri në 80 metra.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme.
Në disa aske rrugore që kalojnë nëpër përrenj dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla të tokës.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët. Të gjitha informacionet më të hollësishme pjesëmarrësit në komunikacioni mund t’i marrin në numrin e tyre të telefonit 02 25 61 502
