Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do t’i kërkojë Bashkimit Evropian të aktivizojë “instrumentin e tij të fuqishëm anti-shtrëngim” nëse Shtetet e Bashkuara vendosin tarifa lidhur me Grenlandën, ka bërë të ditur ekipi i tij të dielën.

Arma e bllokut, e pa përdorur më parë, lejon frenimin e importeve të mallrave dhe shërbimeve, dhe është përdorur si një mënyrë për të kundërshtuar teknologjinë dhe tregtinë, dhe tani po kërkohet të përdoret lidhur me territorin danez që presidenti amerikan Donald Trump dëshiron ta kontrollojë.

Kjo vjen pasi shoqata e inxhinierisë së Gjermanisë i ka bërë thirrje gjithashtu Komisionit Evropian të shqyrtojë përdorimin e instrumentit.

“Nëse BE-ja dorëzohet këtu, kjo vetëm sa do ta inkurajojë presidentin amerikan të bëjë kërkesën e radhës qesharake dhe të kërcënojë me tarifa të mëtejshme”, ka thënë presidenti i VDMA-së, Bertram Kawlath, në një deklaratë.

Trumpi ka kërcënuar disa shtete evropiane me tarifa prej 10% duke filluar nga shkurti, për shkak të kundërshtimeve të tyre ndaj kërkesën së tij për marrjen e kontrollit të ishullit më të madh në botë.

The post Macroni kërkon që BE-ja të përdorë “instrumentin anti-shtrëngim” ndaj Trumpit appeared first on Alsat.