Kështu duken lumenjtë në Kërçovë.
Mbeturina që lëvizin përgjatë rrjedhës së lumenjve, mbetje të grumbulluara në shkurret përreth, goma, plastika, mobilje të hedhura dhe mbetje ndërtimore.
I gjithë ky grumbull mbeturinash po pengon seriozisht rrjedhën normale të lumenjve dhe është një nga shkaqet kryesore të përmbytjeve që godasin Kërçovën pothuajse çdo vit.
Kryetari i Shoqatës “Hunter Fish” Besmir Elezi që ka në koncesion lumenjtë në Kërçovë thotë se e gjithë kjo ndodh nga faktori njeri.
Elezi tregon se dalje të shtratit të lumenjve përveç në qytetin e Kërçovës ka pasur edhe në disa fshatra të vendit.
Kujtojmë se një javë më parë pas daljes së Lumit të Zajazit nga shtrati u përmbyt lagjja Prilepska e Kërçovës dhe stadiumi i qytetit.
Mbi 150 persona u evakuuan në një sallë sporti. Ata tashmë kanë filluar të kthehen në shtëpitë e tyre dhe me ndihmën e institucioneve po plotësohet dalëngadalë dëmi i shkaktuar.
