Edhe pas një viti nga paralajmërimet, qytetarët ende nuk mund të marrin shërbimin e plotë për marrjen e dokumenteve në mënyrë digjitale, në vend që të presin radhë të gjata në sportele. Ligji për dokumentet elektronike u miratua para janarit të vitit të kaluar, por kur aplikon për të marrë një certifikatë nga libri amë përmes platformës e-shërbime, vjen përgjigja se aplikimi është pranuar, por nuk ka mundësi ta marrësh atë në formë elektronike, por duhet të shkosh përsëri në sportel dhe ta marrësh në formë letre. Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë thotë se së shpejti çdo certifikatë do të merret në mënyrë elektronike.
Andonovski foli edhe për roamingun falas me Bashkimin Evropian, shërbim i njohur si “roaming si në shtëpi”, i cili ishte paralajmëruar të funksionojë që nga shtatori, pastaj u shty për dhjetor, dhe tani thotë se mund të ndodhë këtë vit së bashku me Malin e Zi dhe Shqipërinë.
Edhe pse pritej që Maqedonia tashmë të merrte roaming falas me BE-në, u tha se vendi nuk plotëson reformën e nevojshme, ndërsa Komisioni Evropian konfirmoi se një përparësi e tillë do t’u jepet Ukrainës dhe Moldavisë.
