Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit mbeten të larta, teksa sundimtarët e linjës së ashpër në Teheran kanë përsëritur retorikën armiqësore dhe kërcënimet se do të japin “ndëshkime të ashpra” përfshirë edhe mundësinë e ekzekutimeve protestuesve antiqeveritarë. Presidenti iranian paralajmëroi se një sulm ndaj liderit suprem të shtetit, Ajatollah Ali Kameneit, do të shkaktonte “një luftë në shkallë të plotë”. Presidenti amerikan, Donald Trump ditë më parë tha se Kamenei ishte fajtor për “shkatërrimin e plotë të vendit dhe përdorimin e dhunës në nivele të papara më parë”. Organizatat joqeveritare kanë njoftuar për mbi 3 mijë protestues të vrarë dhe më shumë se 24 mijë arrestimeve. /Alsat.mk
The post Tensionet mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta appeared first on Alsat.
