Një hajdut është arrestuar në Kumanovë, i cili ka grabitur shtatë makina në qytet në periudhën e kaluar.

Siç njoftoi Ministria e Brendshme, të shtunën, në orën 16:30, oficerët e policisë nga Departamenti i Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan 26-vjeçarin A.R. nga Kumanova.

Ai dyshohet se në periudhën e kaluar ka vjedhur disa sende nga shtatë automjete pasagjerësh në Kumanovë.

“Ai u ndalua në një stacion policor dhe pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse”, shtoi Ministria e Brendshme.

The post Një burrë nga Kumanova është arrestuar për grabitjen e shtatë makinave appeared first on Alsat.