Nga gjysma e muajit janar ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska ka filluar takimet intensive me rektorët e universiteteve publike në vend. Sipas informacioneve të Alsat, takimet mbahen me qëllim harmonizimin e qëndrimeve të universiteteve për ndryshimet që duhet bërë në Ligjin për arsimin e lartë. Të pyetur zyrtarisht për qëllimin e këtyre takimeve dhe a fshihet prapa tyre edhe ideja e shkrirjes së universiteteve private dhe disa prej tyre publike, nga MASH nuk morëm përgjigje. Në kuadër të ndryshimeve ligjore do të harmonizohen edhe dispozitat për njohjen e programeve studimore, forcimin e kritereve, kuadrin akademik dhe njohjen e thirrjeve akademike. Takime të tilla pritet që të vazhdojnë në fundjavë, ndërsa në mesin e muajit shkurt mund të ketë një draft të gatshëm mbi plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për arsimin e lartë. /Alsat.mk

The post Ndryshimet në Ligjin për arsimin e lartë, Janevska takon Rektorët e Universiteteve appeared first on Alsat.