Rritja e pragut të pagës minimale mund të bëhet përmes rritjes së efikasitetit në punë dhe produktivitetit të punonjësve, si dhe me uljen e shpenzimeve, thotë kreu i Odës Ekonomike, Branko Azeski. Ai theksoi se është e domosdoshme që sindikatat, Qeveria dhe punëdhënësit të ulen në një tryezë të përbashkët dhe përmes dialogut të gjendet zgjidhja më e mirë.

„Ne duam të kemi një prag sa më të lartë për pagën minimale, ne e dimë se çështja e pagës minimale trajtohet edhe në vendet shumë të zhvilluara, megjithatë, duhet të dimë se kjo mund të bëhet përmes rritjes së efikasitetit në punë, përmes rritjes së produktivitetit, me uljen e shpenzimeve dhe duhet të lidhet me elementë të caktuar që nënkuptojnë rritje të prodhimit bruto vendor, dhe kështu me radhë. Ne mund të bëjmë çfarëdo rritje të pagës minimale, por nëse ajo nesër nuk do të paguhet, kjo do të shkaktojë vështirësi edhe më të mëdha për ekonominë e përgjithshme të shtetit sesa ajo që e kemi tani“, tha Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike. /Alsat.mk

The post Azeski: Rritja e pagës minimale kërkon dialog social dhe rritje të produktivitetit appeared first on Alsat.