Janë luajtur ndeshjet e radhës së raundit të dytë në grand slam të “Australian Open”. Tenisti italian Janik Siner, numri 2 në botë dhe kampion në fuqi, fitoi pa problem 3-0 (6-1, 6-4, 6-2) ndaj Xhejms Dukuort.
Në raundin e tretë avancon edhe kroati Marin Çiliç e zvicerani Stanislas Vavrinka, ndërkohë që nga gara u eliminua greku Stefanos Cicipas.
Nuk zhgënjen serbi Novak Gjokoviç, që korri fitoren nr.101 në “Australian Open”. Ai mundi 3-0 (6-3, 6-2, 6-2) Françesko Mastrelli. Një biletë për më tej sigurojnë edhe Ben Shelton, Kharen Khaçanov e Lorenzo Museti.
Te femrat, fitore për dy nga tenistet pretendente: Iga Sviatek e Naomi Osaka. Polakja mundi 2-0 (6-2, 6-3) Marie Bouzkova, ndërsa japonezja eliminoi 2-1 (6-3, 4-6, 6-2) Sorana Kirstea.
Në ndeshjet e tjera për femra, janë kualifikuar belgia Elise Mertens, çekja Karolina Pliskova, amerikanet Madison Kejs, Amanda Anisimova dhe Xhesika Pegula.
The post Sviatek dhe Gauf avancojnë në raundin e tretë të “Australian Open” appeared first on Alsat.
