Bajern Munihu ka hartuar një strategji financiare prej 200 milionë eurosh për të sjellë Jan Diomande, Trent Aleksander-Arnold dhe Niko Shloterbek.

Ky investim masiv synon t’i japë Vincent Kompanyt mjetet që i nevojiten për të dominuar si në kampionatin vendas ashtu edhe në Ligën e Kampionëve. Prioriteti i klubit është të rigjallërojë pozicionet kyçe dhe të sigurojë lojtarë me përvojë ndërkombëtare të nivelit të lartë.

Drejtuesit sportiv kanë identifikuar tre profile specifike që adresojnë boshllëqet aktuale në skuadër. Në sulm, klubi bavarez i ka vënë syrin talentit elektrizues Jan Diomande, talenti i ri nga Bregu i Fildishtë. Klubi i Mynihut është i përgatitur të ofrojë 100 milionë euro për të siguruar nënshkrimin e tij të menjëhershëm. Ata besojnë se Diomande është lojtari perfekt për të konkurruar dhe për rotacion në krahë me figura si Luis Diaz dhe Majkëll Olise.

Për pozicionin e mbrojtësit të djathtë, emri që gjeneron më shumë konsensus është Trent Alexander-Arnold, i cili po kalon një kohë të vështirë në Spanjë.  Klubi gjerman po ofron 50 milionë euro për ta rikthyer mbrojtësin e krahut në formën e tij më të mirë.

Njëkohësisht, zona mbrojtëse qendrore kërkon vëmendje urgjente duke pasur parasysh dyshimet rreth së ardhmes së Dajot Upamecanos. Këtu hyn në lojë Niko Shloterbek, lojtari aktual i Borussia Dortmund, kontrata e të cilit skadon në vitin 2027.

The post Bajerni gati 200 mln euro për 3 përforcime në pozita të ndryshme appeared first on Alsat.