Stefan Lihtshteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai e zëvëndësoi Ludovic Magnin, i cili u shkarkua dje ndonëse fitoi ndeshjen e fundit ndaj Zurihut.
Në takimin me gazetarët Lihshteiner nuk i ndali lëvdatat për ish-bashkëlojtarin e tij, Xherdan Shaqiri.
“Nuk e mendova kurrë se do të arrinte deri këtu. Mezi pres të punoj me të. Ai është një futbollist i shkëlqyer”, tha Lihshteiner. Ky i fundit, ndeshjen e tij debutuese si trajner i Baselit do ta ketë në Ligën e Evropa ndaj Viktoria Pëllzenit, këtë të enjte. /IndeksOnline/
The post Prezantohet te Baseli si tajner, por nuk harron pa e përmendur Shaqirin para mediave appeared first on Alsat.
