Prokuroria Publike në Kavadar ka hapur procedurë hetimore ndaj katër personave, për të cilët ekziston dyshim i bazuar se kanë kryer veprën penale “dhunim i fëmijës nën moshën 15 vjeçare”. Të dyshuarit, pas një marrëveshjeje paraprake, kanë marrë me makinë një vajzë 13-vjeçare nga Negotina, me të cilën njëri prej tyre kishte njohje të mëparshme.

Vajza është dërguar në një lokacion te izoluar jashtë zonës se banuar, pranë fshatit Krivollak, ku të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale me të, duke ushtruar dhune fizike dhe verbale. Prokuroria ka kërkuar paraburgim efektiv, pasi për veprën parashikohet dënim nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm.

The post Kavadar/ Prokuroria nis hetime ndaj katër të dyshuarve për dhunim të një 13-vjeçareje appeared first on Alsat.