Gazetar: Mihajllo Donev
Me ndryshimet e fundit në Kodin Penal për veprën shpërdorim detyre dhe autorizim, parashikohet dënimi më i lartë me burg edhe atë prej tetë vjetësh. Kjo do të thotë se në bazë të ndryshimeve të reja të miratuara dje në Kuvend, dënimi maksimal me burg rritet për tre vjet, pasi ndryshimet e vitit 2023 parashikonin dënime maksimale me burg prej pesë vjetësh për veprën e njëjtë penale.
Para se të ndodhnin ndryshimet kontestuese në vitin 2023, Kodi Penal parashikonte dënim maksimal prej 10 vitesh burg për shpërdorim detyre. Në praktikë, për shembull, kjo do të thotë se Fatmir Dehari, ndaj të cilit sot pati kallëzim penal, i treti me radhë për shpërdorim të pozitës zyrtare, do të rrezikonte tetë vjet burg, ndërsa para ndryshimeve të kontestuara të vitit 2023, Dehari do të rrezikonte 10 vjet burg.
Përveç Deharit, një rast tjetër i madh është ai i Tatjana Dimitrovskës, ish-kryetare e Komisionit Kundër Korrupsionit, e akuzuar për dhënie të sekretit zyrtar, por edhe për shpërdorim të pozitës zyrtare në rastin “Aditivët”. Ngjashëm me Deharin, në rastin e korrupsionit të profilit të lartë, me ndryshimet e reja, Dimitrovska përballet me një dënim maksimal prej 8 vjetësh. Një ditë më parë deputetët votuan ndryshimet në Kodin Penal, ndërkohë një Kod tërësisht i ri është paralajmëruar për në qershor të këtij viti. / Alsat.mk
The post Ndryshime në KP: Dënimi më i lartë për shpërdorim detyre është dy vjet më pak se ai para ndryshimeve në vitin 2023 appeared first on Alsat.
