E pasi morën këtë lajm, sonte në orën 20:00 transportuesit do të tërhiqen nga bllokadat në pjesën e mallrave të pikave kufitare, vendosi pasdite në një takim Shoqata “Makam-trans”. Me këtë, pas gati katër ditësh bllokim, do të normalizohet qarkullimi i mallrave në dhjetë pika kufitare. “Makam-trans” në një postim në Facebook njoftoi se po tërhiqen nga bllokadat, pasi me vendimin e BE-së është marrë konfirmimi që e prisnin për ndryshime, dhe falënderoi të gjithë ata që, siç thonë, në ditët e fundit dhanë pa u lodhur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre me bllokadën e pikave kufitare. Transportuesit nga Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina e nisën bllokadën në fillim të kësaj jave me kërkesën që të përjashtohen nga sistemi i ri i kontrollit të hyrje-daljeve në BE, për shkak të të cilit, siç thonë, po përballen me dëme ekonomike dhe deportime./TV21
