VMRO-DPMNE ka reaguar lidhur me konfiskimin e marihuanës, duke akuzuar se më shumë se dy të tretat e 27 tonëve të sekuestruar vijnë nga një kompani e lidhur me LSDM dhe bashkëpunëtorë të ish-kryeministrit Zoran Zaev.

“Mbi 2/3 e 27 tonëve të drogës së sekuestruar janë nga një kompani e kuadrit të LSDM, bashkëpunëtor i Zoran Zaevit. Kompania “CBD Medplant”, formalisht në pronësi të Hristijan Kotev, por në praktikë e babait të tij, Toni Kotev i njohur si M’gçev, i cili ka qenë kryetar i degës së LSDM-së në Novo Selo dhe është afër biznesit me Vices Zaev dhe Gidan Kolev”, tha Brane PetrushevskI – VMRO DPMNE.

Partia akuzon qeverinë e Zaevit dhe Ministrinë e Shëndetësisë për dhënie të licencave për prodhimin e marihuanës për qëllime mjekësore, duke favorizuar kompani të lidhura me LSDM dhe familjen Zaev.

Ndërkohë nga LSDM reaguan për marihuanën që kaloi ne Serbi, duke thënë se përgjegjësia për këtë skandal  është në krye të pushtetit.

Sipas partisë, pyetja që ngrihet është: si arriti droga të kalonte kufirin pa mbështetje nga struktura të larta në MPB, Doganë dhe institucione të tjera?

“Përgjegjësia për skandalin e kartelit me 5 tonë drogë nga Maqedonia, të sekuestruar në Serbi, është në krye të pushtetit. Prandaj nuk ka përgjigje se si kaluan 5 tonë drogë përmes kufirit maqedonas. Pa mbështetje nga strukturat e larta të pushtetit, nga MPB-ja, Dogana dhe institucione të tjera, nuk mund të kontrabandohen tonelata drogë”, thotë LSDM.

LSDM kërkon përgjigje nga VMRO-DPMNE: kush lejoi prodhimin dhe ruajtjen e drogës gjatë dy viteve të fundit dhe kush do të marrë përgjegjësi për 5 tonët e fundit!?