Edhe pse dy ditë më parë, në Click Plus në TV21, kreu i Besës Bilall Kasami paralajmëroi se në mbledhjen e Kuvendit Qendror organet partiake mund të vendosin që Fatmir Limanin ta tërheqin nga posti në Qeveri, mbrëmë zhvillimet ishin ndryshe. Në vend të Limanit, shkarkoi të gjithë anëtarët e Kryesisë Qendrore. Por, me të arritur në selinë e Lëvizjes Besa, Fatmir Limani u ndal para mediave, nga ku i dërgoi mesazh Kasamit se nuk është i vetëm, por në të ardhmen mund të ketë 15 deputetë.
“Pres maturi, kthjelltësi, veprime të cilat u takojnë nivelit të politikabneve që janë të matur, nuk guxojnë të prishin strukturën e velenit sepse rikthehemi në kohën pas, krijojmë hapsirë për struktura tjera të kyçen dhe bëhen pjesë e qeverisë. Nëse limanin e shohin si individ, nuk jam vetëm individ, nesër mund të jem 15 deputet”, tha Fatmir Limani – Ministër për Punë Sociale, Demografi dhe Rini.
Kasami para mediave nuk u përqendrua tek shkarkimi i Limanit, por njoftoi se në Kuvend është diskutuar puna e funksionarëve të Lëvizjes Besa në Qeveri, ku sipas tij, partia ka më shumë kapacitet sesa është bërë, dhe paralajmëroi debat për cilësinë e punës së tyre në qeveri.
Kreu i Besës mbrëmë ksihte përgjigje edhe për qëndrimet e Mickoskit i cili tha se ai është mandatar dhe se vendos për emrat në qeveri, përfshirë Limanin.
“Edhe njëher bëhet fjalë për qeveri politike, e përderisa bëhet fjalë për qeveri politike pjesëmarrëse në qeveri janë edhe partitë politike, deri sa ne do të jemi pjesë e asaj qeverie do të kemi të drejtat e plota për të propozuar ministrat tanë në qeveri”, shtoi Fatmir Limani – Ministër për Punë Sociale, Demografi dhe Rini.
Sa i përket çështjes së Limanit, kreu i LD-së Izet Mexhiti, nuk deshi të komentojë, pasi sipas tij është çështje që i përket “Besës”, duke shpresuar se e njëjta do të tejkalohet.
“Çështja Limani është brenda problem, dmth është brenda Besës dhe besoj që Besa ka kapacitet së bashku t’i tejkalojnë dhe të ecin bashkë”, tha Izet Mexhiti, kryetar i LD-së.
Ditë më parë në ClickPLus Bilall Kasami tha se ka pakënaqësi nga anëtarë të Besës për mënyrën e komunikimit të Limanit dhe paralajmëroi se i njëjti edhe mund të shkarkohet nga posti i ministrit, vend që e ka si kuadër i Besës, por dje gjatë ditës kryeministri Mickoski i doli në mbrojtje të Limanit duke thënë se është i kënaqur me punën e tij dhe se për përbërjen e qeverisë vendos ai si mandatar.
