Pushteti dhe opozita e festuan ditën e vreshtarëve.
Krasitën vreshta në Tikvesh në lokacione të afërta dhe lëshuan akuza.
Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzoi se pushteti, me vjedhje të fondeve evropiane, ka suspenduar programin IPARD dhe tani po i ul subvencionet për bujqit dhe po rrit pragun për tokën që duhet të përpunohet për të përfituar subvencione. Vjedhje, grabitje dhe mosinteresim për njerëzit, akuzoi Filipçe.
“Pasi u kapën nga Evropa duke vjedhur fonde evropiane dhe u suspendua programi IPARD, tani qeveria e ul Programin e subvencioneve në bujqësi në tërësi, nga 140 në 100 milionë euro. Përveç kësaj, disa truke të tjera nga qeveria: rritet pragun për tokën që duhet të përpunohet për të arritur subvencionet. Nga 0,2 hektarë tani është 0,5”, theksoi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.
Ministri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, hodhi poshtë si të pasakta akuzat për ulje prej 40 milionë euro të subvencioneve për bujqit, duke i quajtur gënjeshtra dhe manipulime. Ai tha se nuk ka ulje të subvencioneve, por mbështetja rritet për bujqit e vërtetë.
“Risi në programin për vitin 2026 është një shpërndarje e qartë. Prioritet do të kenë bujqit e vërtetë, ata që jetojnë nga bujqësia, sepse vitet e fundit janë identifikuar të ashtuquajturit ‘gjuetarë subvencionesh’ që nuk përpunojnë tokë bujqësore, por duan të jenë përfitues të subvencioneve. Në programin e ri, sipërfaqja minimale parashikohet të jetë 0,5 hektarë për të qenë përfitues të subvencioneve bujqësore, program që e kemi prezantuar. Arsyeja është që ky sektor të zgjerohet më tej dhe të kemi prodhim më të madh të llojeve të rrushit për verë”, u shpreh Cvetan Tripunovski – ministër për Bujqësi, Pylltari dhe Menaxhim të Ujërave.
Tripunovski tha se dje, para festës tradicionale, u shpërndanë 8 milionë euro subvencione për vreshtarët, ndërsa javën e ardhshme pemëtarët do të marrin 200 milionë denarë.
