Moti në vendin tonë do të jetë pjesërisht me vranësira me reshje të herë pas hershme shiu, lokalisht më të dendura (mbi 20 l/m²). Kryesisht në rajonet lindore do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë (mbi 70 km/h). Pasdite, në zonat malore të pjesëve veriore, reshjet e shiut do të kalojnë në reshje dëbore. Paradite do të fryjë erë e moderuar deri e përforcuar nga jugu, ndërsa pasdite nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë nga 5 deri në 11 gradë, ndërsa maksimalja nga 11 deri në 18 gradë.

Në Shkup, mot pjesërisht me vranësira me reshje të herë pas hershme shiu. Në disa pjesë të luginës do të ketë kushte që reshjet të shoqërohen me bubullima të rralla. Paradite do të fryjë erë e moderuar deri herë pas here e përforcuar nga jugu, ndërsa pasdite nga veriu. Temperatura minimale do të zbresë në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 16 gradë.