ASH-ja e Taravarit në kuvendin e sotëm partiak konstatoi dorëheqjen kolektive të kryesisë. Taravari tha se ky hap është marrë me qëllim që partia të përgatitet për kongresin i cili duhet të mbahet në fund të muajit maj ose në qershor.

“U konstatua dorëheqja e kryesisë së partisë për shkak se organizohet kongresi sollëm vendim që të organizohet një këshill organizativ i kongresit i cili do të udhëhiqet nga Valbon Limani….ky këshill organizativ për shkak se ka zhvillime dinamike politike do ta luaj rolin e kryesisë së përkohshme”,Arben Taravari, Kryetar i ASH-së./Alsat.mk

The post ASH-ja e Taravarit në kuvendin e sotëm partiak konstatoi dorëheqjen kolektive të kryesisë appeared first on Alsat.