Katër sfida të tjera të përballjeve të para në “Play Off”-in e Championsit

Sonte do të zhvillohen katër ndeshjet e fundit të përballjeve të para të Play Ofit në Ligën e Kampionëve. Nga ora 18:45, Karabaku do të jetë nikoqir i anglezëve të Njukasëllit. Ndërkohë në orën 21:00, do të luhen edhe 3 ndeshjet e tjera.

Interi do të luaj në udhëtim, ku përballet me skuadrën norvegjeze, Bodo/Glimt. Klub Brizh do të luaj në shtëpi ndaj Atletiko Madridit, derisa Olimpiakosi është nikoqire e Bajer Leverkuzenit./IndeksOnline/

The post Katër sfida të tjera të përballjeve të para në “Play Off”-in e Championsit appeared first on Alsat.