Bekim Qoku nga koalicioni VLEN në Click Plus theksoi se ministrat dhe funksionarët e VLEN-it janë aty sepse i ka propozuar VLEN-i.
Bekim Qoku: “Unë përkrah parimin. Parimi është ky, ministrat dhe funksionarët e VLEN-it i propozon VLEN-i. Dhe ministrat që janë aty dhe të gjithë funksionarët janë aty sepse VLEN-i i ka propozuar.
TV21: Pra kryeministri nuk ka të drejtë kur thotë se është mandatar?
Bekim Qoku: Ai është mandatari. Nuk është ose kështu ose kështu, janë të dyja bashkë. Ka një lloj konsensusi, ka bisedime, ti propozon, ulesh me kryeministrin e shqyrton kandidaturën dhe në qoftë se kryeministrit nuk ka pengesa që ai propozim të emërohet dhe të caktohet në atë vend. Pra kështu ka qenë dhe kështu është, jo vetëm te VLEN-i, por edhe te ZNAM-i, pra duhet të jetë i kënaqur edhe propozuesi edhe mandatari sepse flet për ekip.
TV21: Aktualisht propozuesin e kemi të pakënaqur z.Qoku?
Bekim Qoku: Po tani duhet me diskutu. Do të ulemi do ta diskutojmë si të jetë zgjidhja më e mirë, sepse bëhet fjalë për ekipin e Qeverisë. Pra as për Lëvizjen Besa, as për kryeministrin, flitet për koalicionin, flitet për Qeverinë, flitet për interesat e ekipit të përgjithshëm.
