Polemikat rreth gjykimit ndjekin Interin edhe në arenën ndërkombëtare. Zikaltrit e mbyllën ndeshjen ndaj Bodo/Glimt me disfatën 3-1, të mbajtur në lojë për kualifikimin nga goli i Pio Espozitos. Por me sa duket, edhe ai gol duhej anuluar.Pasi pamjet e treguara nga kamerat në fushë, shfaqnin prekje të topit me dorë të njëpasnjëshme të Karlos Augusto dhe vetë Pio Espozito para se sulmuesi të godiste topin për ta çuar në rrjetë.
“Corriere Dello Sport” në moviolën që i ka bërë ndeshjes, e ka cilësuar këtë një gabim shumë të rëndë të gjyqtarit, nga ato për të cilat të hiqet licenca.
“Do të ishte një gabim i rëndë, nga ato që të hiqet licenca, ai i Sibert dhe nga asistenti i tij në VAR, Dingert. Ndaj po ruajmë atë 1% mundësi që në VAR të ketë një pamje që qartëson se Pio Espozito nuk ka prekur topin me parakrah/kyçin e majtë, para golit. Ose që t’i jenë fikur të gjitha videot e kësisoj pa asnjë lloj prove, kanë lënë në fuqi vendimin e fushës”, shkruan gazeta italiane e cila i ka vënë notën 4,5 kryesorit.
Leximi që i bëhet rregullores është i qartë: topi që prek krahun/dorën e atij që shënon menjëherë, duhet të jetë i ndëshkueshëm dhe goli të anulohet. Ndaj nuk vlen prekja e topit me dorë të Karlos Augusto, por duhej vlerësuar ndryshe prekja e Espozitos i cili çonte topin në rrjetë. Fajin në këtë rast e merr më shumë VAR-i i cili duhej të sinjalizonte kryesorin, por nuk e bëri një gjë të tillë duke i bërë dhuratë Interit një gol që do e ndihmojë në ndeshjen e kthimit.
The post Gazeta italiane: Goli i Pios duhej anuluar, gabim për t’i hequr licencën gjyqtarit appeared first on Alsat.
